Puna primare e Frances në prag të Botërorit: forcojnë shpirtin kolektiv

Futbollistët e Francës janë midis favoritëve në kampionatin e ardhshëm botëror të futbollit në Rusi (14 qershor – 15 korrik), por talenti i tyre i madh nuk do të jetë i vetmi adut (kartë e mirë). Franca, në fakt, po të shihni emrat e lojtarëve, ka një nga ekipet më atraktivë. Sidoqoftë, “trengjyrëshat” duket se kanë filluar të mësojnë nga gabimet e së kaluarës, kështu që ata nuk do të mbështeten vetëm te talenti dhe, tanimë, i kanë filluar përgatitjet.

Futbollistët francezë u mblodhën dje në Klerfontejn dhe nisën që të forcojnë ingredientin (lëndën përbërëse) kryesor – shpirtin kolektiv ose ekipor.

Pol Pogba, Antoan Grizman dhe Kilian Mbape udhëhoqën karvanin e biçikletave me lojtarët e përfaqësueses sipër tyre përmes pyllit lokal në fillim fazës përgatitore për Botërorin e ardhshëm. Franca, sa për kujtesë, ndodhet në Grupin C me Danimarkën, Australinë dhe Perunë.

Sfidanti.al