Moraten e duan te gjithe; Interi hyn ne gare per spanjollin

Alvaro Moraten e duan te gjithe.  Pas Juventusit ne gare per sulmuesin e Çelsiy ka hyre edhe Interi. Spanjolli nuk e ka fshehur deshiren per t’u kthyer ne Itali, situate te cilen kerkon ta shfrytezojne pikerisht bardhezinjte e zikaltrit.

Morata preferon kthimin te Juventusi, por Çelsi mund ta perdore ate ne trataivat me Interin per te arritur te Ikardi me argjentinasin qe ka nje klauzole ne kontraten me klubin milanez prej 110 milione Eurosh, klauzole qe ka vlere vetem per klubet jashte Italise dhe per 2 javet e para te muajit korrik.

Sipas asaj qe publikohet ne median spanjolle dhe ate Italiane, Çelsi po mendon seriozisht qe t’i ofroje Interit Moraten dhe 30-40 milione Euro per te siguruar sherbimin e Mauro Ikardit.

Sfidanti.al