Kasijasi dhe Nojeri nderojnë me origjinalitet “kolegun” Bufon

Portieri legjendar italian, Xhanluixhi Bufon, në moshën 40 vjeç, i dha lamtumirën Juventusit, mbas 17 vitesh që ai kaloi në klubin “bardhezi”. Ka mediume që thonë se ai do ta vazhdojë karrierën e tij te PSZH-ja franceze, por ende nuk dihet asgjë e sigurt. E sigurt është vetëm se largimi i tij shënoi mbylljen e një epoke të madhe, pasi Juventusi, përgjithnjë, do të mbesë i vetmi klub i vërtetë për Bufonin.

Dy “kundërshtarët” e mëdhenj të Bufonit gjatë viteve të fundit, Ikar Kasijas dhe Manuel Nojer, ia shprehën atij respektin dhe nderimin e madh në një mënyrë mjaft origjinale për gjithçka që ai ka bërë te Juventusi. Pikërisht, ata dolën, secili më vete, në fotografi, me bluzën e Juventusit, në shpatullën e së cilës ndodhej shënimi “#UNICO” që do të thotë “uniku” ose “i vetmi”.

Sfidanti.al