E rrallë: Kundërshtarët e Perusë kërkojnë që Guerero të luajë në Botëror!

Sulmuesi i Perusë, Pablo Guerero, ende po pret “mëshirë” nga FIFA që të mund të luajë në Botërorin e Rusisë (14 qershor-15 korrik). FIFA e ka pezulluar Guereron, mbasi ky lojtar dështoi në testin e dopingut, madje, doli pozitiv lidhur me kokainën. Atëkohë, “shtëpia” botërore e futbollit e pezulloi atë një vit, por, mbas ankesës së tij, kjo  e fundit u mor parasysh dhe u mendua se ai do të mund të luante në Botëror. Megjithatë, FIFA befasoi, duke deklaruar se Guerero nuk ka të drejtë që të marrë pjesë në Kupën e Botës dhe se trajneri i Perusë të mos ta përfshinte atë në përfaqësuesen e tijj.

Sidoqoftë, Shoqata e Futbollistëve Profesionistë (FIFPro) njoftoi ditët e fundit se kundërshtarët e Perusë në grup, konkretisht, kapitenët e ekipeve të Francës, Ugo Loris, të Danimarkës, Simon Kjaer, dhe të Australisë, Mile Jedinak, i kanë dërguar FIFA-s një letër të përbashkët, ku i kërkojnë kësaj të fundit që ta lejojë Pablo Guereron e Perusë që të luajë në Mundialin e Rusisë.

Sfidanti.al