Egjiptiani Mohamed Salal nuk ka ndërmend që ta ndërpresë agjërimin e Ramazanit as ditën e ndeshjes finale, më 26 maj, mes Liverpulit të tij dhe Realit të Madridit. Një nga futbollistët më të mirë të “të kuqve” liverpulas i respekton deri në fund ritet e fesë së vet myslimane dhe këtë gjë ai do ta bëjë edhe ditën e finales së madhe, të shtunën, në Kiev.
“Sigurisht që unë do të agjëroj gjatë të gjitha 30 ditëvë të Ramazanit. Të gjithë sukseset e mia unë i kam arritur me ndihmën e Allahut”, thotë Salahu.
Sfidanti.al