Futbollisti më i mirë argjentinas, superylli i Barcelonës, Lionel Mesi, vendosi një rekord të ri botëror, duke qenë se ai është i pari që arriti deri te “Këpuca e artë” e pestë si golashënuesi më i mirë në Evropë me 34 gola të shënuar gjatë një sezoni.
Për futbollistin virtuoz Mesi është e kotë që të flasësh shumë, sidomos, për lehtësinë, me të cilën ai i shënon golat, megjithësi ai nuk është një qendërsulmues klasik. Gjatë këtij sezoni ai shënoi, sikurse thamë më lart, 34 gola, dy më shumë sesa konkurrenti i tij më i afërt, egjiptiani i Liverpulit, Mohamed Salah.
Mesi e ka fituar “Këpucën e artë” më 2010, 2012, 2013, 2017 dhe sivjet (2018). Asnjë futbollist tjetër nuk e ka fituar pesë herë këtë çmim prestigjioz. Kristiano Ronaldo e ka fituar atë katër herë, më 2008, 2011, 2014, 2015.
Sa për kujtesë, “Këpucën e artë” e ka fituar një herë edhe jugosllavi (maqedonasi) Darko Pançev, më 1991.