Festimi i titullit kampion nga ana futbollistëve të Crvena Zvezdës u shndërrua në një kaos të vërtetë, pasi autobusi me lojtarët festues mori flakë, ndërsa ai po ndiqte rrugën nga stadiumi “Rajko Mitiç” drejt kishës së madhe “Sveti Sava” të Beogradit. Në autobusin e hapur turistik shpërheu flaka që, sipas informacioneve të para, është shkaktuar nga ndonjë person ose futbollistët që po udhëtonin në të dhe që, gjatë të gjithë kohës, mbanin në duar mjete piroteknike flakëruese. Sidoqoftë, për fat, asnjëri në autobus nuk u lëndua dhe të gjithë zbritën të sigurtë.
Mbas fitores së thellë 5-1 ndaj Vozhdovacit, Crvena Zvezda fitoi titullin e kampionit të Serbisë dhe në stadiumin “Rajko Mitiç” u bë një festë e vërtetë me fizhekzjarre që vazhdoi edhe në autobusin e hapur të lartpërmendur.
Sfidanti.al