Xhanluixhi Bufon mbylli kapitullin Jubventus për të hapur një të ri atë me Paris Sën Zhermenin. Mësohet se futbollisti 40 vjeçar do të jetë pjesë e kampionëve të Francës sezonin e ardhshëm dhe zyrtarizimi me shumë gjasa do të bëhet këtë mesjavë. Në media flitet se Buffon do të nënshkruajë me transalpinët një kontraë deri në 2020 për të cilën pritet të zgjidhen edhe detajet e fundit.
Por duket se gjithcka në këtë histori është e lidhur me UEFA dhe vendimin që ajo do të marrë për ndëshkimin e Bufonit pas kritikave të forta që portieri bëri në drejtim të arbitrit Majkëll Oliver pas ndeshjes me Realin e Madridit në Ligën e Kampioneve. Gjithsesi kjo cështje nuk e shqetëson shumë Buffonin që nuk sheh asnjë problem në arritjen e marrëveshjes me Paris Sën Zhermenin për transferimin e tij në kryeqytetin francez.
sfidanti.al