Johan Zarko shkëlqen në pistën e shtëpisë së tij në MotoGP, në Le Mans të Francës. Piloti i Jamaha Tek 3 ishte më i shpejti në provat kualifikuese të këtij Çmimi të Madh duke fituar pole position me kohën 1 minutë 31 sekonda e 185 të mijtat.
Zarko pati meritën që në këto prova la pas vëtë Mark Markez, kampionin e botës në fuqi të MotoGP qu u detyrua të kënaqej me vendin e dytë me vetëm 108 të mijtat më shumë se francezi. Në vendin e tretë duke plotësuar vijën e parë të nisjes u rendit Danilo Petrucci. Klasifikimi vijon me italianët e tjerë Andrea Iannone dhe Andrea Dovizioso të pozicionuar respektivisht në vendin e katërt dhe të pestë, të ndjekur nga spanjolli, Horhe Lorenzo në të 6. Yamaha zyrtare do të nisë garën nga vija e tretë pasi Vinjales dhe Valentino Rosi u renditën në vendin e 8 dhe të 9.
sfidanti.al