Nadal nuk njeh rivale ne Rome; kalon ne çerekfinale.

Rafael Nadal nuk harxhon shume kohe ne ndeshjen me Denis Shapovalov ne 1/8 e finaleve te Turneut Masters te Romes. Tenisti spanjoll u kualifikua per ne çerekfinale te ketij evenimenti pasi e mundi rivalin e tij nga Kanadaja me rezultatin 2-0.

Shapovalov arriti t’i rezistoje disi Nadalit ne setin e pare qe 31 vjeçari nga Majorka e mbylli me rezultatin 6-4. Ne setin e dyte u pa tjeter tablo me Nadal qe dominoi totalisht mbi Shapovalov dhe e mbylli ate me rezultatin 6-1. Ne çerekfinale Nadal do te perballet me italianin Fabio Fonjini.

Sfidanti.al