Do të largohet apo do të qendrojë? Është fjala për Nejmarin dhe Paris SG, ndërsa braziliani u dha një kënaqësi tifozëve të tij francezë duke u paraqitur në stadiumin “Park dë Prensis” për një stërvitje të hapur, tani në fund të sezonit. Ylli me numrin 10 mbetet në “ajër” për të ardhmen, ndërsa duhet të vendosë të vazhdojë në Francë, apo të shkojë në një klub më të madh (me shumë gjasa, Reali).
Për momentin, Nejmar nuk u duk i shqetësuar për këtë, por mendoi për të kënaqur tifozët duke hedhur topa në drejtim të tribunave, po ashtu duke qenë i lumtur që ia doli të përfshihej në kombëtaren e Brazilit për Kupën e Botës. Pak ditë më parë, presidenti i PSG-së, Al Helaifi, hodhi poshtë çdo mundësit të largimit të sulmuesit, ndërsa Lionel Mesi deklaroi se i kishte thënë Nejmarit që të mos shkonte tek Reali. Po ashtu, trajneri parizien (tashmë një “ish”), Unai Emeri, u shpreh i sigurt se futbollisti do të mbetet në Paris, por ish-legjenda braziliane, Rivaldo, e ftoi që të shkonte diku tjetër.
Sfidanti.al