‘Çfare duhet te besh per te fituar nje vajze ruse?-duket sikur eshte titulli i nje filmi medioker, por ne te vertete ishte nje kapitull i shkurter i nje manuali te publikuar nga Federata Argjentinase e Futbollit gjate nje kursi te organizuar per gazetare, futbolliste, teknike e drejtues qe do te shkojne ne Rusi per Kupen e Botes.
Shume shpejt ky manual u publikua ne internet duke shkaktuar polemika te shumta duke detyruar AFA-n qe terheqe kete manual dhe ta publikoje serish por pa faqet ku ishte shkruar ky kapitull.
Ne kete manual shkruhej se vajzat ruse preferonin meshkujt e veshur mire dhe te paster, nuk duan te trajtohen si objekte, por si persona me vlera, nuk i vleresojne meshkujt shume te turpshem apo qe mendojne negativisht e te tjera banalitete si keto.
Pas zhurmes se shkaktuar Federata Argjentinase beri te ditur se nuk ishte ne dijeni te perfshirjes se ketij kapitulli ne manual te cilin e hoqi prej tij. Gjithsesi duket se ky kapitull eshte ruajtur nga ata qe quhen ndryshe ‘latin lover’.
Sfidanti.al