U mendua se Florentino Perez ishte ngopur me sportin e tij të preferuar, atë të blerjes dhe prezantimit të yjeve në “Bernabeu”. Paskemi qenë gabuar. Bosi madrilen nuk po pret që drejtuesit e tjerë të Realit të përfundontë operacionin e rinovimit të kontratave me futbollistët e mëdhenj, dhe po përgatit afrimin e një tjetri.
I përzgjedhuri i radhës është Paulo Dibala, argjentinasi fantastik i Juventusit. Perez me siguri është shumë i tërhequr nga fakti se “gauçosi” i ri cilësohet si pasardhësi potencial i Lionel Mesit, njeriut që e ka bërë të vuajë kaq shumë në gjithë këta vjet. Po ashtu, ai po llogarit që lidershipi i Kristiano Ronaldos po vjen drejt fundit, pavarësisht kontratës së re madhështore të nënshkruar me portugezin.
Reali gjithnjë ka qenë shtëpi e yjeve dhe kurrë nuk ka ngurruar të marrë më të mëdhenjtë. Të shikojmë se çfarë çmimi do të vendosë Juventusi për kartonin e Dibalës. Përvoja së fundmi tregon se shifra 100 milionë euro do të jetë thjesht “dyshemeja”, ndërsa pritet të kërcënohen rekordet e mëparshme të Ronaldos, Bejlit dhe Pogbasë.
B. Kuka