Eshte italiani Sebastian Xhovinko futbollisti me i paguar ne kampionatin amerikan te futbollit, Major League Soccer. Sipas te dhenave te publikuara nga Shoqata e Futbollisteve te MLS, sulmuesi i Torontos rezulton se ka njenpage prej 5.6 milione Dollare e cila shkon deri ne 7 milione duke shtuar edhe te ardhurat e tjera, shifer kjo me e larte nga ajo qe perfitonte Rikardo Kakà kur ishte pjese e Orlandos.
Ne vendin e dyte ne kete pike qendron nje tjeter lojtar i Torontos, Majkell Bredli me 6 milione USD si page e 6.5 milione ne total. Ndersa ne vendin e trete eshte sulmuesi i Los Angeles FC, Carlos Vela 4.5 milione $ page, i ndjekur nga mesfushori i Chicago Fire, Bastian Shvajnshtajger.
Ne total jane 46 futbolliste te MLS qe perfitojne mbi 1 milione USD me skuadrat e tyre dhe mes tyre eshte edhe Zlatan Ibrahimovic i cili kete vit u transferua te LA Galaxy me nje page prej 1.5 milione Dollare.
Sfidanti.al