Maestro Pirlo: Kam luajtur me 3 klube   gjigantë, por Milani…

Një nga futbollistët më të mirë italianë në të gjitha kohërat, Andrea Pirlo, më 21 maj, do të luajë ndeshjen e vet të lamtumirës, ku do të marrin pjesë një numër i madh yjesh të futbollit. “Moxarti” i futbollit, në një intervistë që dha ditët e fundit, vuri në duke, midis të tjerave, se ai ndjehet i lumtur që ka pasur mundësinë që të luajë me tre klubet më të mëdhenj italianë, por nuk e fsheh se periudhën më të mirë ai e ka kaluar te Milani.

“Unë kam patur fatin që të luaj me tre klubet më të mëdhenj italianë. Kam kujtime të bukura edhe nga koha, kur kam luajtur tek Interi, megjithësi për një kohë të shkurtër. Sidoqoftë, vitet më të bukur dhe më të lumtur unë i kam kaluar te Milani. Me këtë ekip, unë kam fituar gjithçka të mundur dhe kjo është arsyeja se përse unë jam më shumë i lidhur me bluzën kuqezi”, vuri në dukje Pirlo, duke vazhduar më tej:

“Ançeloti është trajneri, me të cilin unë kam bashkëpunuar më shumë, ai është si një baba i dytë për mua. Titulli më i dashur për mua është ai i pari në Ligën e Kampioneve kundër Juventusit. Finalja e Ligës së Kampioneve me Liverpulin, në Stamboll, është diçka që më ndjek mund gjatë të gjithë jetës. Sot e kësaj dite, unë nuk mund ta shpjegoj sesi ne e humbëm atë ndeshje”, theksoi “Moxarti” italian.

Sfidanti.al