Sër fitoje ndeshjen , Fergusoni del nga koma dhe nis të komunikojë

Trajneri legjendar i Mançester Junajtidit, ser Aleks Ferguson, po e merr veten gradualisht mbas operacionit në tru, të dielën e kaluar, pasi ai u godit nga një hemorragji cerebrale. Lajmet që japin mediumet anglezë, bëjnë të ditur se Fergi u zgjua nga koma artificiale dhe ka filluar të komunikojë me mjekët e të afërmit e tij.

Sidoqoftë, ditët e ardhshme janë më kritiket, pasi ato do të tregojnë, nëse Fergusoni do ta marrë veten plotësisht ose pjesërisht.

Zakonisht, më kritike janë 48 orët e para mbas operacionit dhe, nëse nuk do të ketë ndonjë hemorragji të re në tru, atëherë, mund të pritet që trajneri i famshëm angleze, 76 vjeç, ta marrë veten plotësisht. Parashikimet janë të mira, por mjekët nuk duan që të nxitojnë me nxjerrjen e konkluzioneve.

Sfidanti.al