Tenisti legjendar spanjoll i ka zemëruar mjaft tifozët e Realit të Madridit, sepse e panë atë në tribunën kryesore të stadiumit “Vanda Metropolitano”, ku u zhvillua ndeshja gjysmëfinale e dytë (1-0) mes Atletikos dhe Arsenalit. Kamerat e kapën Nadalin, duke qeshur, dhe kjo gjë mjaftoi që t’i revoltonte tifozët e Realit.
Nadali, më parë, në shumë raste, ka treguar pasionin e tij për Realin e Madridit, kështu që tifozët e klubit “mbretëror” nuk e kuptojnë se çfarë donte Rafa në atë ndeshje. Duke pasur parasysh natyrën e ashpër të tifozëve të Realit, duket si e vështirë që ata të falin kollaj Nadalin.
Sfidanti.al