Një “thembër Akili “ për  Francën, mbrojtësi Kosçelni jashtë Botërorit

Mbrojtësi i Arsenalit dhe pjesëtari i përfaqësueses së Francës, Loran Kosçelni, nuk do të jetë në gjendje që të luajë në Kupën e Botës Rusi-2018 (14 qershor-15 korrik). Ky mbrojtës qëndror u dëmtua rëndë në ndeshjen gjysmëfinale të dytë (1-0) me Atletikon e Madridit, në min. e 12-të, duke u zëvendësuar nga Kalum Çembersi, pasi rrëshqiti dhe ndjeu një dhimbje të madhe në këmbë.

Kapiteni  i “topçinjve” iu nënshtrua kontrollit mjekësor që zbuloi se ai kishtë dëmtuar “thembrën e Akilit”, ndërkohë që, zakonisht, për kurimin e këtij lloji dëmtimi duhen afro gjashtë muaj që do të thotë se Kosçelni nuk do të jetë në gjendje që të marrë pjesë në Botërorin e Rusisë me ekipin përfaqësues francez, me të cilin ai, deri tani, ka luajtur 51 herë dhe ka shënuar një gol.

Sfidanti.a