Murinjo: Asisteni im trajner tek Arsenali? Do t’ia mbaja vetë valixhet!

Asisteni i Murinjos te Mançester Junajtidi, Rui Faria, është emri i ri që po lidhet me stolin e drejtimit të Arsenalit. Para disa ditësh, media shkruante se ndihmësi i Jyrgen Klopit te Liverpuli, Zhelko Buvaç, është favorit që të marrë përsipër ekipin londinez mbas largimit, në fund të sezonit, të trajnerit të deritanishëm kohëgjatë, Arsen Venger. Por, si favorit tjetër përmendet edhe asistenti i Guardiolës, Mikael Arteta. Kurse, tani, i erdhi radha edhe Farias që punon me Murinjon prej 18 vitesh, por, megjithatë, “speciali” nuk është kundër që ai të ulet në stolin e drejtimit të Arsenalit.

“Ruin unë e kam me shumë mik sesa ndihmës. Dhe kur një miku i krijohet mundësia që të gjejë një vend të mirë pune, unë do ta ndihmoja që ai të mblidhte rrobat, t’i fuste në valixhe dhe do t’ia çoja vetë ato, ku ai do të ndjehej më mirë, pasi i dëshiroj atij gjithçka më të mirën”, deklaroi Murinjo.

Sfidanti.al