Ne Kupen e Turqise, Beshiktashi nuk zbret ne fushe, Fenerbahçe ne finale

Ashtu siç e kishte paralajmeruar, Beshiktashi nuk u paraqit ne fushen e lojes ne sfiden derbi me Fenerbahce qe u nderpre per shkak te incidenteve, nje vendim ky i marre ne shenje proteste por qe solli humbjen ne tavoline te tij. Ndeshja ishte e vlefshme per gjysmefinalen e Kupes se Turqise dhe arbitri pas 15 minutash vendosi qe loja te mos zhvillohet. Tani i takon Federates Turke qe te marre nje vendim. Fenerbahçe do te fitoje 3-0 ndeshjen ne tavoline dhe te merkuren do te luaje finalen kunder Akhisar.

Per me teper Beshiktashi rrezikon qe te perjashtohet nga Kupa e Turqise vitin tjeter. Ne ndeshjen e zhvilluar ne 19 prill u hodhen sende te forta ne fushen e lojes nje prej te cilave goditi ne koke trajnerin e Beshiktashit, Senol Gynesh. Federata urdheroi rifillimin e ndeshjes me dyer te mbyllura nga minuta e 57 kur u nderpre sfida, por Beshiktashi e kishte marre vendimin per te bojkotuar ndeshjen. Incidentet shkaktuan nje indinjate te forte dhe rindezen debatin ne Turqi per dhunen me stadiume.

Sfidanti.al