Çelsi e ka seriozisht; gati te paguaje klauzolen e Sarrit

Napoli tani po dridhet, Çelsi  e ka marre seriozisht çeshtjen e Mauricio Sarrit. Klubi londinez nuk trembet nga klauzola e kontrates se trajnerit prej 8 milione Eurosh dhe jane gati ta paguajne te gjithe kete shume per te siguruar sherbimin e trajnerit italian. Sipas te perditshmes italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’, Mauricio Sarri  ka filluar te studioje gjuhen angleze prej javesh gje qe tregon shume.

Pronari i Çelsit, Roman Abramoviç ka mbetur i mahnitur nga loja sulmuese qe aplikon Sarri te Napoli dhe tani nuk ka me asnje dyshim; do Sarrin per te zevendesuatr Antonio Konten qe vertet e fitoi nje titull kampion por qe nuk ka mundur te binde me lojen e tij.  Tashme klubi londinez ka nisur te beje levizjet e tij dhe ka hyre ne kontakte me agjentin e Sarrit, Alesandro Pelegrini.

De Laurentis nuk ka ndermend te beje leshime per klauzolen e kontrates se tij por Abramovic nuk e ka problem te paguaje shifren 8 milione Euro. Kjo do te thote qe edhe Napoli ka filluar te mendoje per te ardhmen. Ne Angli po flitet per Konten, por si kandidatura jane edhe Xhampaoli e Emeri nderkohe qe se fundmi eshte folur edhe per nje rikthim te mundshem te Rafael Benitez.

Sfidanti.al