Çfarë spektakli : “San Siro ” dorëzohet, 78 000 tifozë  dhe rekord!

Rrallë herë më parë, ka pasur një ndeshje të tillë që të quhet “derbi i Italisë”, në të cilin, të shtunën në orën 20:45, në stadiumin “Xhuzepe Meaca”, do të vihen përballë dy rivalët e mëdhenj, Interi i Milanit dhe Juventusi i Torinos. “Zonja e vjetër” duhet të fitojë, nëse që ta ruajë epërsinë prej një pike ndaj Napolit në tabelën e Serisë A, duke pasur parasysh se edhe ekipi napolitan duhet të fitojë në Firence me Fiorentinën.

Me të vërtetë, do ta kenë teper të vështirë Bufoni dhe bashkëlojtarët e tij, kur në stadiumin “armik” do të jenë të pranishëm mëse 78 000 veta, në shumicën dërrmuese, tifozë vendas. Juvja si rival do të ketë një Inter mjaft të motivuar që lufton për vendin e katërt dhe që në mendje ka vetëm fitoren. E gjithë kjo garanton një spektakël të vërtetë.

“Neroaxurët”, ndërkohë, kanë nisur që “ta nxehin” edhe më shumë euforinë, ndoshta, qëllimisht, që ta frikësojnë ekipin kundërshtar, duke njoftuar se të gjithë vendet në stadiumin e  qytetit te Milanos ,

78 328, janë shitur tanimë. Po ashtu, sikurse bëhet e ditur, nga shitja e biletave janë fituar mbi pesë milionë euro, një rekord absolut në Itali.

Sfidanti.al