I mbytur ne borxhe, Panathinaikos 3 vjet jashte kompeticioneve evropiane

Panathinaikos merr një ndëshkim të rëndë nga UEFA. Skuadra greke është përjashtuar për 3 vjet nga të gjitha kompeticionet evropiane dhe shkak për këtë është bërë pamundësia e drejtuesve të saj për të mos shlyer borxhet e akumuluara. Sipas rrjetit BBC që publikoi lajmin, afati i fundit i dhënë nga UEFA, Panathinaikosit për të kryer veprimet e duhura ishte 1 marsi, por klubi grek nuk ia doli mbanë të plotësojë këtë kusht. Në fillim të këtij muaji, futbollistët e Panathinaikos u hodhën në greve një mënyrë kjo për të protestuar pasi ata nuk merrnin pagën e tyre që nga viti i kaluar dhe kjo i kushtoi Panathinaikos dënimin me një gjobë prej 100 mijë Eurosh.

Kjo nuk hera e parë që UEFA detyrohet të marrë masa ndaj skuadrës 20 herë kampione të Greqisë. përpara disa muajsh Panathinaikosit iu hoqën 3 pikë nga klasifikimi në kampionatin grek pasi nuk i akordoi pagën ish futbollistit të tij Jens Vemer.  Panathinaikosi është skuadra greke që ka pasur më shumë suksese në arenën evropiane. Në vitin 1971, kjo skuadër arriti deri në finale të Kupës së Kampioneve, ndërsa në 1985 dhe 1996 deri në gjysmëfinale duke u eliminuar nga Liverpuli dhe Ajaksi.

sfidanti.al