Tifozët e Interit kanë vetëm këtë pyetje pas spektaklit që panë të martën në darkë. Marcelo Brozoviç është ky ndaj Kaljarit, apo ai që ka zhgënjyer disa herë këtë sezon? Luçiano Spaleti i dha në dorë “çelësat” e mesfushës dhe kroati shkëlqeu, duke qenë regjisor, “vdekësor” dhe i pazëvendësueshëm. Me një Brozoviç të tillë, ka më shumë vlerë që të luajnë Ikardi ap Perishiç, ndërsa tani mbetet vazhdimësia.
Interi për momentin është më pranë Championsit sesa rivalët dhe shpresohet që mesfushori kroat të jetë pjekur më në fund, dhe të jetë “arma plus” e zikaltërve në këtë pjesë të fundit të sezonit në Serinë A.
Sfidanti.al