Ende me paterica pak javë para Botërorit, Nejmar është një mister

Nejmar ka premtuar se do të jetë gati për Brazilin në Kupën e Botës, veçse gjërat nuk po shkojnë edhe aq mirë për yllin 25-vjeçar. Kjo u duk kur sulmuesi i Paris SG mori pjesë në një aktivitet të sponsorit të tij TCL në Sao Paulo. Nejmar doli në skenë duke ecur me paterica, dhe duke pasur një pjesë mbrojtëse në këmbën që e theu në muajin shkurt dhe pastaj e bëri operacion.

Edhe vetë braziliani u detyrua të thoshte “të shohim” për planet që të jetë në Botërorin rus. “Nuk ka ende një datë të saktë (për kthimin në fushë), – tha ai, – unë kam edhe një ekzaminim, nëse nuk gaboj në 17 maj. Më pas do të shikojmë, varet sesi do të ecë riaftësimi, varet nga kontrolli im i radhës, pasi asgjë nuk është vendosur”.

“Shpresoj që të mos e shoh Kupën e Botës në televizor, – vazhdoi ai, – shërimi po ecën mirë dhe besoj se do të kem kohë të përgatitem. Do të kthehem më i fortë se më parë”.

Sfidanti.al