Fjalor vulgar, fyerje e kercenime me vdekje… nuk po jeton dite te qeta arbitri Majkell Oliver dhe bashkeshortja e tij Lusi, edhe ajo arbitre e Premier Liges Angleze te futbollit te femrave.
Sipas asaj qe publikohet te rrjeti BBC, tifoze te acaruar shfrytezuan rrjetet sociale duke e shfryre te gjithe inatin e tyre te profili i Lusi Oliver duke mos ia kursyer fyerjet seksiste dhe kercenimet ndaj saj dhe Majkell Oliver qe ne minuten e 93 akordoi nje penallti per Realin e Madridit qe u kthye ne gol nga Ronaldo dhe qe eliminoi Juventusin.
Nderkaq policia britanike ka hapur tashme hetimet per ate cfare po ndodh dhe mbylli te gjitha profilet ne rrjetet sociale te Lusi Oliver qe ka marre kercenime edhe nepermjet mesazheve telefonike.
Sfidanti.al