Magji e zezë në Kukës : “Demat” e Partizanit u shndërruan në lepuj të frikësuar

Ishte premtuar luftë me rivalët e Kukësit, ndërsa Partizani “luftën” e bëri në gjirin e tij, ku spikatën disa dhurata  trashanike,  që devijuan edhe  boshtin e 90 minutave. 4 gola për “demat”  do të kujtohen si  një shuplakë e madhe, nga ato që trajnerët, madje edhe ekspertët e humbjeve , nuk arrijnë t’i shpjegojnë dot as me mungesa lojtaresh, as me c’akordim karakteri, pale të thuash se  janë  ca fantazma që  shfaqen herë pas here. .  Dhe kur erdhi kjo flamë golash në “Zeqir Ymeri”? Pikërisht kur tek “demat”  krenoheshin për ngjitjen katapultuese  me trajnerin e ri  Dalipi ,  një ngjitje  magjike në malin e klasifikimit, aq sa dukej i “bekuar” edhe  largimi i trajnerit  Starova. Ky  largim-shpagim që shënjoi edhe fundin e luftës  epike midis “demave” dhe djallit zyrtar  të veshur me uniformën e federatës…

Kjo në Kukës, do të mbahet mend  për  tredhjen  në lojë të Partizanit, për talentin e padiskutueshëm të sulmuesit Guri , ( që i duhet edhe talenti tjeter .. për të ikur jashtë që të fitoj edhe “ndeshjen” me Panuçin) për gafat e spikatura në arbitrim, ku tymi i bardhë del me shumicë  nga “oxhaku’ i 11 metrave . Sigurisht ka lënë gjurmë dominimi  flagrant i Kukësit të trajnerit Pakult,njeriut  me pamjen e tij të çiltër, më shumë se i takon një austriaku, kur  ka  shprehur habine: “ Të them të drejtën unë e kisha menduar ndryshe këtë ndeshje…”  Po “ demat  e dorëzuar”  si do të ngushëllohen për këtë humbje  me 5 yje? Fjalët e trajnerit Dalipi se “ futbollistët nuk u treguan në lartësinë e luftëtarëve të zakonshëm”,  i vunë kapakun  një ndeshjeje që jo vetëm dështoi per  bukuri  në fushë,  por edhe  u tregua keq para mikrofoniit…

Sfidanti.al