Salah – Romës: Do të jemi armiq per 180 minuta, por miq të përhershëm

Shorti që u hodh në Nion të Zvicrës, vuri përballë Romën dhe Liverpulin, me të cilin luan një nga lojtarët më të mirë aktualë të Premier Ligësa angleze, egjiptiani Mohamed Salah, që u shpërngul në “Enfild”, duke ardhur, pikërisht, nga Roma. Klubi italian fitoi zemrat e tifozëve me lojën që tregoi në ndeshjen revansh (3-0) ndaj Barcelonës në “Olimpiko”, duke arritur që të siguronte një vend midis katër ekipeve më të mirë të Evropës.

Tani, futbollistët e Romës do të kenë përballë një ish-pjesëtar të ekipit të tyre që po zhvillon sezonin më të mirë në karrierën e tij dhe, pikërisht, te një nga ekipet më të mirë anglezë, Liverpuli, ku është bërë një lider i vërtetë i të zgjedhurve të Jyrgen Kopit.

“Ne do të jemi rivalë për 180 minuta, por, çfarë që të ndodhë, ne jemi miq të përhershëm”, shkroi në Twitterin e tij futbollisti egjiptian, Mo Salah.

Sfidanti.al