F1, Fetel jep spektakël, fiton pole position dhe vendos rekord në Kinë

Ndërsa në provat e lira në Cmimin e Madh të Kinës, ishte Mercedesi me Ljuis Hamiton dominues në pistë, ditën e provave zyrtare shkëlqeu Ferrari. Sebastian Fetel ishte thjesht fantastik gjatë kualifikuese duke fituar pole position e dytë dytë radhazi për këtë vit dhe të 52 e tij në karrierë. Madje 4 herë kampioni i botës në Formula 1 vendosi edhe një rekord të ri pasi e përshkoi pistën e Shanghait me kohën me kohën 1 minutë 31 sekonda e 95 të mijtat.

Në fakt ishte Kimi Raikkonen ai që kryesoi për një pjesë të mirë të kohës dhe të gjithë menduan se do të ishte finlandezi fituesi i provave zyrtare, por në castet e fundit, Fetel ia ‘vodhi’ këtë të drejtë  dhe do të jetë ai që do të niset i pari në garë, ndërsa Raikkonen u detyrua të kënaqej me vendin e dytë ndërkohë që koha e tij ishte vetëm 87 të mijtat më e lartë se ajo e shokut të tij të skuadrës.

Mercedes me nuk mundi dot që të bëjë shumë në këto prova, pasi Valteri Botas e Ljuis Hamilton nuk shkuan më shumë se vendi i tretë dhe i katërt dhe nga pas do të kenë pikërisht 2 pilotët e Red Bull, Maks Vershtapen dhe Daniel Riçardon.

sfidanti.al