Dueli mes Realit të Madridit e Juventusit dhe penalltia e diskutueshme që dha gjyqtari Majkëll Oliver, akoma janë në qendër të vëmendjes të opinionit futbollistik, ndërkohë që shumë figura të njohura të këtij sporti po prononcohen për penalltinë e dhënë dhe midis tyre edhe ish-portieri i njohur i Juves Stefano Takoni që, në fakt, kritikoi se reagimi i “kolegut” të tij, Xhanluixhi Bufon, ishte i butë dhe se ai do të kishte bërë mirë që t’ia kishte thyer hundën gjyqtarit anglez!
“Po të isha unë, duke e ditur se po i afrohesha fundit të karrierës sime, do ta kisha nxjerrë nokat atë gjyqtar. Ky, po, që do të ishte një fund i shkëlqyer i një karriere të shkëlqyer. Kurrë nuk mund të jepet një penallti e tillë në min. e 95-të. Nga ana psikologjike, të gjithë në fushë janë të ngarkuar dhe të përshirë nga tensioni, kështu që ju nuk mund të vërshëlleni aq lehtë dhe të tregoni pikën e bardhë”, u prononcua Takoni një “RMC Sport”.
Sfidanti. al