Klatenburgu për penalltinë në “Bernabe”: Protestat e Juventusit – qesharake!

Një nga gjyqtarët më të njohur dhe më të mirë në Angli, Mark Klatenburg, që, momentalisht, është angazhuar në Arabinë Saudite, u vu në mbrojtje të kolegut të tij, gjyqtarit anglez Majkëll Oliver, lidhur me penalltinë që ai dha në ndeshjen e fundit mes Realit dhe Juventusit, duke bërë komentin e tij:

Faullli që Benatia bëri kundër Vaskezit, ishte penallti. Majkëlli nga vendi, ku ndodhej, e pa shtyrjen që lojtari juventin i bëri atij kundërshtar, por, sidoqoftë, ai pati edhe ndihmën e gjyqtarit që qëndronte pranë portës. Nga këndi i tij, gjyqtari tjetër e pa se si këmba e Benatisë u rrotullua reth trupit të Vaskezit. Oiliveri nuk i tregoi atij (Benatisë) kartonin e kuq, duke e kuptuar se qëllimi i tij ishte që të kapte topin. Ai ishte një faull jo i qëllimshëm, por, sidoqoftë, ishte faull”, komentoi gjyqtari anglez, Klatenburg, duke shprehur mendim edhe për nxjerrjen me karton të kuq të portierit të Juves, Bufon:

“Vendimi për t’i treguar kartonin e kuq Bufonit, gjithashtu, ishte i drejtë. Disa njerëz të Juventusit konsiderojnë se Oliveri duhet të kishte marrë parasysh vendimet gjyqësore të ndeshjes së parë, por kjo është diçka qesharake”, tha Klatenburgu.

Sfidanti.al