Xhanluixhi Bufon, si asnjeherë më parë, nuk e fsheu tërbimin e tij dhe gati e sulmoi gjyqtarin e ndeshjes mes Realit dhe Juventusit, Majkëll Oliver, menjëherë, pasi ai tregoi me dorë pikën e bardhë të 11-metërshit, mbas duelit mes Benatias dhe Lukas Vaskezit dhe, për shkak të protestes së ashpër, portieri i Juves mori karton të kuq që ka shumë mundesi të shënojë edhe fundin e karrerës së tij në Champions.
Bufoni nuk e fshehu pakënaqësinë e tij të madhe, duke deklaruar mbas ndeshjes së gjyqtari Oliver nuk ka zemër, por një kosh plehrash! Por, pavarësisht nga fjalët e këqia dhe kaosi i madh që përfshiu lojtarët, ishte diçka pozitive që të shihje poshtë tribunës kryesore të “Santiago Bernabeut” edhe një skenë të bukur.
Në momentin, kur Xhixhi Bufon po jepte përshtypjet e tij për ndeshjen, atypranë kaloi Ronaldo që vendosi ta ndërpresë intervistën e portierit juventin, me të vetmin qëllim të qartë që t’i shprehte atij respektin e tij dhe ta përshëndeste.
Sfidanti.al