E quajnë kampion të kampionëve dhe e meriton një vend nderi në panteonin e tenisit botëror. Roxher Federer, më së fundi, pas 736 javësh, nuk ka më vend në listën e 10 tenistëve më të mirë në botë. Për momentin, se ai do të kthehet.
Ishte viti 2002 kur një djalosh 22 vjeçar filtroi si pa u ndjerë në grupin e më të fortëve të raketës. Djaloshi i panjohur, që u shndërrua në një ikonë sportive, i dashur edhe përtej sportit për imazhin steril, qëndroi 14 sezone në familjen e 10-s elitare.
Apokalips sportiv e konsiderojnë në Zvicër, mungesën e tij në listën e më të fortëve të Botës. Një rast i ngjashëm, kur Roxher ka munguar në apelin e 10-es, është viti i largët 2001. Pra, 15 vite më parë..