Gjyqtari kryesor i Serisë A, Nikola Ricoli, vë në dukje se edhe teknologjia moderne VAR (Video Assistant Referee/Video Ndihmësi i Gjyqtarit) ka bërë rreth 18 gabime gjatë këtij sezoni të kampionatit kryesor italian. Këtë vit, VAR-i është përpjekur që t’u vijë në ndihmë gjyqtarëve të ndeshjeve, por doli se edhe ky sistem bën gabime.
“Pa llogaritur raundin e fundit, në të cilin, me sa di unë, ai nuk bëri ndonjë gabim, sistemi VAR ka bërë gjatë këtij sezoni 16-18 gabime. Kjo teknologji nuk është imune ndaj gabimeve, kjo është e pamundur, por, sidoqoftë, synimi është që të pakësohen sa më shumë gabimet”, tha kryegjyqtari italian.
Në fakt, mendimet rreth aplikimit sistemit VAR janë të ndarë, pasi ka nga ata, të cilëve ai nuk u pëlqen, duke konsideruar ai e pengon futbollin e bukur, por nga edhe nga ata njerëz që thotë se ai përbën një zgjidhje të shkëlqyer për momentët e diskutueshëm në ndeshje.
Sfidanti.al