Ju më kritikoni mua?Unë ju pezulloj; kjo është ajo që ka ndodhur me Sportingun e Lisbonës, presidenti i të cilit Bruno De karvaljo vendosi të pezulllojë 18 futbollistët të cilët në përfundim të ndeshjes me Atletikon e Madridit në Europa League të humbur 2-0 u rebeluan ndaj tij. mes lojtarëve të ndëshkuar ishin edhe Rui Patrisio, Uilliam Karvaljo, bruno Fernandesh e fabio Koentrao.
‘Më ka ardhur në majë të hundës me sjelljen e këtyre fëmijëve të llastuar që nuk respektojnë askënd-tha Carvaljo për futbollistët e Sportingut të Lisbonës-ata kujtojnë se janë mbi klubin dhe lëshojnë kritika, por durimi im e ka një kufi’.
Kjo ‘luftë’ mes presidentit të Sportingut dhe lojtarëve nisi pikërisht nga një status në Facebook i kreut të klubit i cili nuk i kurseu kritikat ndaj lojtarëve të tij për humbjen e pësuar ndaj madrilenëve me këta të fundit për të cilët është pak të thuash se mbetën të zhgënjyer. Për ta ky postim ishte si një dush i ftohtë dhe bëri që ata të nisin të kritikonin karvaljon duke thënë se e gjithë kjo po ndodh për shkak të mungesës së mbështetjes së tij.
sfidanti.al