Fetel ‘karikon’ te tijte: Forca Ferrari, edhe nje hap te fundit!

Te dielen eshte gara e dyte e Formula 1 ne Bahrein me Sebastian Fetel qe shihet si nje prej favoriteve per te fituar, por piloti gjerman preferon te tregohet i kujdesshem. Piloti gjerman i Ferrarit, fitues i Çmimit te Madh te Australise theksoi se Ferrari ka ende pune per te bere.

‘Makina ka shume potencial, por duhet te bejme me shume progres per te fituar garat sic beme vitin e kaluar’.

Por Fetel pranoi se Mercedes  eshte ende makine me e shpejte. ‘Po te shohim testet dhe garen e pare, eshte e qarte se Mercedes eshte ende makina me e shpejte-vijoi Fetel-nuk eshte sekret se eshte e nevojshme  qe te jemi me te shpejte sepse Mercedes eshte me mire se ne. Makina eshte me e mire, por duhet ta permiresojme e te shohim se çfare bejne te tjeret. Jemi te ndergjegjshem, por edhe te motivuar per te bere hapin e fundit’.

Sfidanti.al