Hajnkesi i Bajernit – trajneri parë me 12 fitore radhazi në Champions

Trajneri i Bajernit të Mynihut, Jup Hajnkes, hyri në historinë e Champions-it si i vetmi që ka arritur 12 fitore radhazi në konkurrimin evropian më elitar. Ky trajner gjerman që e ka ripërtërirë ekipin, i udhëhoqi bavarezët drejt titullit të kampionit, më 2013, ndërsa, më pas, ai u tërhoq. Mbas humbjes 0-2 nga Arsenali në Mynih, pasuan pesë fitore radhazi, dy herë (nga 2-0) kundër Juventusit dhe dy herë kundër Barcelonës (4-0, 3-0), ndërsa në finale, atë vit, ra (2-1) edhe ekipi rival kryesor, Borusia e Dortmundit.

Këtë sezon, Bajerni e nisi me Karlo Ançelotin, por, mbas humbjes ndaj PSZH-së në Champions, u bë zëvëndësimi dhe në krye u rikthye Hajnkesi. Bajerni, me të në stolin e drejtimit, ka mundur dy herë Selltikun dhe Beshiktashin, ndërsa nga një herë ka mposhtur PSZH-në, Anderlehtin dhe Seviljen.

Sfidanti.al