Nuk ka konfirmim mjekësor, por sinjalet që erdhën nga “Anfildi” ishin qetësues. Mohamed Salah doli nga fusha i dëmtuar, por duke i thënë trajnerit të tij, Jurgen Klop se “gjithçka është në rregull, gjithçka është mirë”. Ky ishte informacioni që jepej nga mediat angleze, për yllin egjiptian të Liverpulit, që luajti një rol të madh në suksesin 3-0 ndaj Sitit në Champions.
Për momentin, shqetësimi i parë i Klopit është nëse Salah do të jetë gati për ndeshjen e së shtunës në Premier Ligë ndaj Evertonit në “Gudison Park”, në orën 13:45. Natyrisht, trajnerit do t’i duhet sulmuesi edhe për derbin e qytetit, por edhe për ndeshjen e kthimit në “Etihad”, ku është e sigurt se e pret një betejë e madhe ndaj formacionit të Guardiolës që nuk do të dorëzohet deri në fund.
Sfidanti.al