“E pranoj sfidën dhe jam gati të vij në “Uembli” për sfidën”!

“Parisi e vlen një meshë”, thoshte shekuj më parë një nga mbretërit, Henriku IV. Edhe Diontej Uajlder mendon se ja vlen një udhëtim në Londër për të synuar unifikimin e titujve botërorë në peshat e rënda profesioniste. Boksieri amerikan ishte shprehur më parë se i takonte Entoni Xhoshuas që të vinte në SHBA, sipas traditës (“këtu janë paratë”, tha atëherë ai), por tani duket se ka ndërruar mendje.

“E pranoj sfidën dhe jam gati të vij në “Uembli” për t’u ndeshur, – është shprehur Uajlder, – ju falenderoj që ma dhatë këtë mundësi”. Xhoshua është kampion i botës në federatat WBO, IBF, IBO dhe WBA, ndërsa Uajlder mban brezin e artë në WBC. Ai që do të fitojë në “Uembli”, në një ndeshje që pritet të luhet deri në fund të këtij viti, do të jetë edhe kampioni absolut i botës, duke unifikuar të gjithë titujt.

Sfidanti.al