“Iu dhashë Zllatanin, dhe përse shënova golin”, ja batutat e Ibrës

Zllatan Ibrahimoviç është i veçantë edhe për mënyrën sesi flet, jo vetëm për mënyrën sesi luan futboll. Ylli suedez dha spektakël edhe në konferencën për shtyp pas fitores së Los Anxhelos Galaksisë ndaj Los Anxhelos Futboll Klubit në ligën amerikane. “Tifozët e Galaksisë donin Zllatanin, dhe unë u dhashë Zllatanin”, – tha ai, dhe nisi të qeshte bashkë me gazetarët”.

Batuta tjetër, në të vërtetë ishte një pohim i sinqertë, dhe kishte të bënte me mënyrën e realizimit të golit të tij nga distanca. “Isha shumë i lodhur dhe pse kisha shumë pak kohë në fushë, – u shpreh ai, – sapo bëra sprintin e parë m’u mor fryma, ndërsa në rastin e golit, vendosa të gjuaj nga largësia, sepse ishte shumë i lodhur për të vrapuar deri tek porta. Doja të kurseja energjitë për të luajtur edhe 15 minuta të tjera, por nuk mund të luaja më shumë se 20. Ka kaluar kaq kohë që unë nuk luaj futboll, dhe më duhet kohë të mësohem me ritmin”.

Sfidanti.al