Mbas humbjes së fundit ndaj përfaqësueses së Kolumbisë (2-3), trajneri i kombëtares së Francës, Didie Deshamp, u zemërua aq shumë, sa iu hakërrye me zë të lartë lojtarëve. mbas ndeshjes në dhomën e zhveshjes, ku e përplasi derën fort, kur hyri, me fjalët: “Ai që nuk do të luajë ashtu si duhet, nuk ka për të shkuar në kampionatin botëror!”
Sido që të jetë, u frikësuan ose nuk u frikësuan futbollistët francezë nga kërcënimi i Deshampit, por në ndeshjen e radhës miqësore, të zhvilluar në Shën Peterburg kundër ekipit përfaqaqësues të Rusisë, ata luajtën shumë mirë, duke e fituar ndeshjen 3-1.
Sfidanti.al