Klubi slloven i Mariborit pezulloi drejtorin e vet sportiv, ish-futbollistin e njohur Zllatko Zahoviç, pasi ai ofendoi një gazetar mbas ndeshjes së ekipit të tij me Krshkon në kampionatin e Sllovenisë. Në konferencën e shtypit mbas ndeshjes, Zahoviçi erdhi dhe mori pjesë në të në emër të trajnerit Darko Milaniç dhe, kur ai u pyet nga një gazetar sportiv se përse në ndeshjet që zhvillon Maribori, ka kaq pak shikues, ai (Zahoviçi) shpërtheu, duke i folur rëndë atij, madje, duke ia sharë edhe prindërit.
Shoqata e gazetarëve sportivë të Sllovenisë e sulmoi ashpër Zahoviçin, megjithëse ai ëshë një nga legjendat e futbollit slloven, kështu që kjo histori shkoi deri në pezullimin e tij nga vetë kryesia e klubit të Mariborit.
Sfidanti.al