Paris Sen Zhermen duket i vendosur qe te sjelle ne kryeqytetin francez, Antonio Konten. Lajmi behet i ditur nga britanikja ‘The Guardian’ sipas se ciles perfaqesues te klubit francez kane hyre ne kontakte me personat prane teknikut italian te Çelsit ne menyre qe ai te bindet dhe te vije ne Paris per te marre drejtimin e Paris Sen Zhermen ne vend te Unai Emeri. Tekniku spanjoll nuk do te konfirmohet ne fund te sezonit dhe Al Kelaifi e ka shkruar emrin e Kontes mes kandidateve per stolin e skuadres bashke me Murinjon, Simeonen e Alegri. Por keta 3 te fundit jane ende ne kontrate me klubet e tyre dhe veshtire se do te largohen
Keshtu qe ne kete pike kandidatura e vetme mbetet Konte qe mund te lere Çelsin ne fund te sezonit edhe pse kontrata e tij me londinezet skadon ne 2019. Gjithnje sipas ‘The Guardian’, klubi parizien ka vendosur t’i ofroje nje page te majme Kontes qe do te jete me e larte se jo qe ai perfiton te Çelsi (11.5 mln Euro bruto ne sezon) si dhe mundesine te investoje ne merkaton e transferimeve per te perforcuar skuadren diçka qe Çelsi ia mohoi sezonin e kaluar sidomos pas largimeve te Diego Kostes e Matiç.
Sfidanti.al