Që puna e trajnerit nuk është ndonjë punë, për të cilën duhet të presësh mirënjohje, përkundrazi, mund edhe ta pësosh, e tregoi edhe rasti i trajnerit bullgar të Omonas qipriote, Ivajllo Petev. Ai i akuzoi disa nga lojtarët e tij se ata kanë shitur ndeshje, por menjëherë erdhi vendimi nga kryesia e klubit për shkarkimin e tij. Në arsyetimin e klubit për shkarkimin e trajnerit në fjalë, vihej në dukje se me deklaratën e tij ai “ka shkaktuar një dëm të madh”, madje, krerët e këtij klubi më me shumë trofe në Qipro kanë paralajmëruar se do të ngrejnë padi kundër trajnerit bullgar.
Në një intervistë që dha në median bullgare, Petevi përmendi direkt me emra futbollistët Renato Magras, Aleks Soarez dhe Rafa Lopez se në disa ndeshje ata kanë zhvilluar lojra mjaft të dobta të dyshimta, kështu që Omonia në shtatë ndeshjet e fundit ka pësuar gjashtë humbje dhe një barazim.
Sfidanti.al