Kristiano Ronaldo po shenon vazhdimisht me Realin dhe kombetaren portugeze, por nuk i ka zgjidhur ende problemet me organet fiskale ne Spanje, perkundrazi. Sipas radios spanjolle ‘Cadena Ser’ akuza per evazionin fiskal prej 14.7 milione Eurosh te luzitanit po gjen konfirmime te tjera dhe kete radhe ato vijne nga deshmitare te cilet jane thirrur per te deshmuar nga vete avokatet mbrojtes te Ronaldos.
Sipas ‘Cadena Ser’ qe citohet edhe nga ‘El Mundo Deportivo’, Ronaldo ka dy rruge; ose te gjeje akordin me organet fiskale spanjolle ose te shkoje ne proces gjyqesor dhe te perballet me nje denim te mundshem prej 10 vitesh burg per 4 krime fiskale.
Sfidanti.al