Nejmari i bën të qartë sheikut Al-Kelaifi se cilin trajner do në PSZH

Dihet, pak a shumë, se Unai Emeri nuk do të jetë më trajner i PSZH-së, sezonin tjetër. Objektiv i këtij klubi francez, këtë sezon, ishte triumfi në Champions, por ai nuk arriti dot as në çerekfinale të tij, pasi u eliminua nga Reali i Madridit, kështu që tani pritet largimi i tij, ndërsa përmenden disa emra si pasardhës të trajnerit spanjoll, midis të cilëve duhen përmendur favoritët kryesorë, Luis Enrike, Diego Simeone dhe Antonio Konte.

Çështja e trajnerit të ri, sikurse thuhet, është ngritur edhe në takimin që zhvilloi, ditët e fundit, në Brazil, pronari i klubit, Al Kelaifi, me Nejmarin që sapo është operuar. Sipas medias, gjatë bisedës në fjalë, u përmenden dy emra. Nejmari i bëri të qartë Al-Kelaifit se atij nuk i pëlqen stili i lojës së Antonio Kontes dhe se ai do të preferonte Luis Enriken, me të cilin ai ka bashkëpunuar te Barcelona.

Sfidanti.al