Mançester Junajtid ka hedhur syte nga Daglas Kosta ne kuader te perforcimeve per sezonin e ardhshem. Trajneri Murinjo eshte vene ne kerkim te mbrojtesve te krahut me aftesi sulmuese dhe braziliani e ploteson mjaft mire kete kriter. Sipas asaj qe publikohet ne median britanime Djajte e Kuq kane shprehur gatishmerine per te ofruar 45 milione Euro per te siguruar sherbimin e Daglas Kostes qe te Juventusi po ben shume mire.
Por problemi ne kete pike qendron pikerisht te Zonja e Vjeter qe nuk duket se ka ndermend ta lejoje ate te largohet. Daglas Kosta u transferua ne Torino veren e kaluar kur Juve e mori me huazim me te drejte blerje per 40 milione Euro ne 30 qershor te 2018. Ne sezonin e tij te pare Daglas Kosta ka bindur drejtuesit e kampioneve te Italise qe duan ta mbajne ate per shume kohe ne radhet e skuadres se Juventusit.
Sfidanti.al