Mbarojnë hapat fals…Tirana respekton Josën

Tirana – Teuta ishte vërtetë një ndeshje për t’u ndjekur, qoftë edhe për faktin se bardhebluve u është kthyer Mirel Josa dhe Magani kishte kthyer Teutën te fitorja. Dhe pas përfundimit të 90 minutave, konkluzioni është, që ndeshja u ngrit mbi nivelin mesatar, duke e justifikuar interesimin e tifozëve.

Shkëndijat e para i dha që në minutat e para, kur Nazmi Gripshi shënoi për durrsakët (4’) dhe vetëm dy minuta më vonë, Hoxhallari barazon sërish rezultatin. Por ata që ishin në fushë nuk kishin ndërmend të linin njeri të mërzitej, kështu në të 15’ është një tjetër mbrojtës që shënon për Tiranën, pikërisht Gentjan Muça. Në pjesën e dytë, kur Tirana e rriti ndjeshëm lojën, është i përheshmi Taku që shënon një gol të tretë dhe tashmë 24 herë kampionët e vendit janë vetëm 4 pikë larg nga kryesuesit e kampionatit.

magani, mirel josa, gripshi, hoxhallari

 

Java X/ Rezultatet

Kukësi – Vllaznia                              3-1

Tirana – Teuta                                  3-1

Dje

Luftëtari – Partizani                        1-1

Laçi – Korabi                                     1-0

Flamurtari – Skënderbeu 2-0