Deni Uelbek ia hedh paq per simulimin e kryer ne momentin e marrjes se 11 metershit ne ndeshjen e Europa League mes Arsenalit dhe Milanit e fituar 3-1 nga londinezet. UEFA vendosi te mos marre asnje mase ndaj sulmuesit anglez te Topçinjve te Londres.
Deni Uelbek me veprimin e tij rrezikonte te skualifikohej per simulim, por pamjet filmike nuk e vertetuan kete ne menyre te qarte keshtu qe Uelbek nuk u denua. Kjo do te thote se sulmuesi anglez do te jete ne dispozicion te trajnerit Venger ne ndeshjet çerekfinale te Europa League me CSKA te Moskes qe do te luhen ne 5 dhe 12 prill.
Sfidanti.al