Mauro Ikardi duket se ka ardhur ne formen me te mire te tij dhe kete e tregojne 4 golat e shenuar ne fitoren 5-0 te Interit ndaj Sampdorias ne Xhenova. Kjo ka bere qe Interi te fillojne punen per rinovimin e kontrates me te. Sipas asaj qe publikohet ne median italiane shume shpejt drejtuesit e Interit dhe perfaqesuesit e futbollistit do te zhvillojne nje takim mes tyre per zgjatjen e kontrates me te deri ne 2023.
Mesohet se ne bisedimet per kontraten e re te Ikardit qe perfshin edhe nje rritje te ndjeshme te klauzoles se kontrates e cila ne kontraten aktuale eshte 110 milione Euro dhe eshte e vlefshme per periudhen 1-15 korrik e vetem per klubet jashte Italise. Gjithnje sipas medias italiane Interi ka vendosur qe te rrise edhe pagen e futbollistit nga 4.7 milione Euro (5.5 mln me gjithe bonuset) ne 7-8 milione Euro neto ne sezon.
Sfidanti.al